Shkurte Fejza: Ibrahim Rugova është vizionari dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës

  • A.P /
  • 22 January 2024 - 15:50
Shkurte Fejza: Ibrahim Rugova është vizionari dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës

Janë bërë 18 vjet nga vdekja e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndër vite presidentit historik i janë kushtuar shumë këngë.

 

Njëra prej tyre vjen e interpretuar nga artistja e njohur Shkurte Fejza.

Përmes llogarisë së saj sociale ajo e ka përkujtuar presidentin historik, duke shkruar...

"E kujtojmë sot vizionarin, arkitektin e pavarësisë dhe presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova".

"O gur lirie Ibrahim Rugova
O fjala jote ashtë rreze drite
O vepra jote gur i Republikës".

(Kosova Sot Online)