Olsi në 'Big Brother Vip' derisa Egli ku do të shkoj?

  • A.P /
  • 23 January 2024 - 19:40
Olsi në 'Big Brother Vip' derisa Egli ku do të shkoj?

Ishin përfolur që do të ishin të dy në “Big Brother” dhe në fakt Olsi Bylyku është një nga banorët që i është bashkuar rishtazi këtj reality show, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Po Egli Tako? Edhe ajo thuhet se do të bëhet pjesë në një tjetër ‘reality show’ jo vetëm psikologjik, por edhe fizik. Bëhet fjalë për ‘Ferma Vip’ – ‘reality show’-n që pritet të nisë në mars në “Vizion Plus” nga producentja, Holta Dulaku.

Egli është parë në mjediset ku po punon aktualisht stafi i Fermës (pak ditë më parë) dhe mendohet se do të jetë një nga personazhet publikë, që do të bëhet pjesë e fermës më të famshme në Shqipëri.

Duke qenë se ajo tashmë i është përkushtuar me kohë të plotë edhe botës së ‘fitnessit’ duket se do të jetë ideale për këtë format të ri televiziv që është i njohur në shumë vende të botës.

Mesa duket ish partnerët do të jenë ‘rivalë’ në formatet që kanë zgjedhur të garojnë, kështu që fitoftë më i miri…

Image


(Kosova Sot Online)