Dy këngëtaret e njohura i dedikojnë këngë Nënë Terezës

  • A.P /
  • 28 January 2024 - 11:49
Dy këngëtaret e njohura i dedikojnë këngë Nënë Terezës

Dy këngëtaret ukrainase të cilat do të përfaqësojnë vendin e tyre në Eurozvizion, kanë zgjedhur t’i dedikojnë një këngë dy ikonave të shenjta, Nënë Terezës dhe Marias (nënës së Jezusit), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Alyona Alyona dhe Jerry Heil kanë zgjedhur që këngën e tyre t’ia dedikojnë dy figurave tejet të rëndësishme.

Dy këngëtaret kanë treguar se kuptimi i krijimit të tyre muzikore lidhet me faktin se njerëzit e jashtëzakonshëm lindin si njerëz të zakonshëm dhe kanë mundësinë që të arrijnë lartësi të paimagjinueshme.

Në këngën e tyre “Teresa dhe Maria” dy këngëtaret thonë se të gjitha divat kanë lindur si qënie njerëzore.

Ukraina ka fituar 3 herë Eurovizionin duke rrëmbyer vendin e pare në vitin 2004, në vitin 2016 dhe në vitin 2022.

Kënga përfaqësuese e Ukrainës në Eurovision ka grumbulluar mbi 1,4 miliona shikime në Youtube dhe dhjetëra mijëra komentues thonë se “Teresa dhe Maria” duhet që të jetë kënga fituese e këtij viti.

Komentuesit kanë vlerësuar gjithashtu vlerësimin që I është bërë figures së Nënë Terezës dhe Marisë.

Image

(Kosova Sot Online)