Pse Kiara Tito e hoqi unazën e martesës?

  • A.P /
  • 31 January 2024 - 15:15
Pse Kiara Tito e hoqi unazën e martesës?

Moderatorja Kiara Tito po shijon ditët më të bukura të jetës, siç është shtatzania, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por bashkë me të vijnë edhe një sërë ‘problemesh’ fizike si enjtja e gishtave apo rrobat e ngushta.

 

E njëjta gjë i ka ndodhur edhe Kiarës, ku për shkak të enjtjes së gishtave ka hequr unazën e martesës.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto pa unazë në dorë ku ka shkruar:

Unaza nuk më bën më, se më janë enjtur gishtat, kështu që mos filloni me drama

Moderatorja gjithashtu ka vënë hashtagun #25weeks, ku na tregon se është 25-javëshe.

Kujtojmë se, ajo dhe Luiz Ejlli do të bëhen prindër të një vajze.

Image

(Kosova Sot Online)