Pse filmi ku luan Dua Lipa cilësohet si një ndër më të dobëtit?

  • A.P /
  • 01 February 2024 - 21:10
Pse filmi ku luan Dua Lipa cilësohet si një ndër më të dobëtit?

Filmi me një buxhet marramendës i regjisorit Matthew Vaughn, Argylle është ‘goditur’ ashpër nga kritikët e filmit, duke e cilësuar atë si një nga ‘filmat më të këqij të realizuar ndonjëherë’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Filmi, i cili ka një kast të mbushur me personazhe VIP, duke përfshirë emra si: Bryce Dallas Howard, Dua Lipa, Henry Cavill dhe Samuel L. Jackson, që i kushtoi kompanisë “Apple Original Films” plot 200 milionë dollarë, është pasqyruar universalisht në komentet e publikuara të mërkurën.

Ai bazohet në një libër të botuar së fundmi me të njëjtin emër dhe ndjek romancieren introverte spiune të quajtur Elly Conway (e luajtur nga Howard) e cila tërhiqet në botën reale të spiunazhit kur skenaret e librave të saj afrohen pak si shumë me aktivitetet e një sindikatë të nëndheshme, sipas DailyMail

Filmi u quajt si “një nga filmat më të këqij më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë” nga Katie Walsh nga ‘Tribune News Service’ dhe aktualishy vlerësohet me 37 për qind në Rotten Tomatoes.

“Një nga filmat aksion më budallenj që torturon audiencën ndër shekuj”, tha Barry Hertz nga ‘Globe and Mail’ për filmin.

Pavarësisht vlerësimeve negative, Sam Rockwell dhe Bryan Cranston morën vlerësime për performancat e tyre. Filmi sjell në rol kryesor Cavill si agjenten kryesore në “Argylle”, një femër fatale rol i cili luhet nga Dua Lipa, e cila po bën debutimin e saj në aktrim. Dua u tërhoq nga dëshira për ta marrë këtë rol, pas përvojës së saj si aktore në filmin “Barbie”.

(Kosova Sot Online)