Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip, ky është komunikimi

  • A.P /
  • 02 February 2024 - 14:15
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip, ky është komunikimi

Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 3, ka mbërritur një zarf i zi, i cili është lexuar nga liderja, Erjola Doci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zarfi ka mbërritur pasi disa prej banorëve kanë thyer rregullat e “Vëllait të Madh”.

 

Banorët duhet të realizonin një provë, ku të lidhur çift, ata nuk duhet të përdornin duart, dhe për çdo nevojë do të ishte Erjola ajo që do t’i shërbente, por disa prej e tyre e kanë thyer këtë rregull, duke pirë cigare.

“Banorë në komunikimin që vëllai i madh ju dha për lojën e rezistenës, thuhej se ju do të lidheshit vet dhe vetëm Erjola do tju ndihmonte për nevojat tuaja personale, pasi duart duhet të ishin të bllokuara. Disa prej jush kanë thyer rregullat, duke nisur fillimisht nga Juli dhe pasuar nga banorët e tjerë që vijuan të pinë cigare

Vëllai i madh komunikon se do të shkoni të gjithë në një televotim ditën e shtunë dhe njëri prej jush do të largohet nga shtëpia brenda së njëjtës natë. Loja e rezistencës vazhdon. Vëllai i Madh ju rikujton të ndiqni rregullat”,thuhej në zarfin e zi.

(Kosova Sot Online)