Arbana Osmani bën rrëfimin prekës, tregon se çfarë e bëri që të qaj

  • E.K /
  • 03 February 2024 - 09:54
Arbana Osmani bën rrëfimin prekës, tregon se çfarë e bëri që të qaj

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka marrë shumë pyetje nga fansat e saj në rrjetin social “Instagram”, ku edhe i ka kthyer përgjigje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një ndjekëse e saj e pyeti atë “Si përballohet humbja e mamit në moshë të re?”.

Arbana i është përgjigjur kësaj pyetje, duke zbuluar gjithashtu se kur ajo ka qenë e vogël, nëna e saj ka vuajtur nga kanceri  dhe për shumë vite ka jetuar me friken se sëmundja mund t’i rishfaqej përseri një ditë.

Tutje, Arbana ka shkruar se një humbje e tij është gjithmonë e dhimbshme.

“Nuk e di, besoj nuk ka diference mosha, një humbje e tille është gjithmonë e dhimbshme kurdo qe vjen. Nëna ime ka qene ne rrezik për jetën kur ne kemi qenë shumë te vegjël dhe për shumë vite me radhe unë kam jetuar me friken se kanceri mund te rishfaqej një dite dhe mund ta humbisja papritur. E të betohem vetëm mendimi me lëndonte aq shumë”.

(Kosova Sot Online)