Dafina tregon detajet nga dasma e saj për këtë vit, flet edhe për planet për t’u bërë nënë

  • E.K /
  • 07 February 2024 - 11:18
Dafina tregon detajet nga dasma e saj për këtë vit, flet edhe për planet për t’u bërë nënë

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri, në një intervistë ka folur rreth jetës së saj personale dhe profesionale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dafina është pyetur edhe rreth dasmës e planeve për t’u bërë nënë.

Tutje, Dafina ka treguar se ajo është duke punuar me fustanin e nusërisë, teksa ka shtuar se foshnjat ajo i do shumë.

“Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk po du me ndërru shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur vetëm dy fustane me i ndërru. Dasma është diçka shumë personale, kam dashur dikush që ma do të mirën si njeri, jo vetëm dukje”, u shpreh ajo.

Bukuroshja tutje theksoi: “Do të ndodhë sivjet. Unë bebet i dua shumë, shumë shumë. Edhe shyqyr i do edhe ai shumë. Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndodhta. Kam plane”.

(Kosova Sot Online)