Roza flet për motrën që ka ndërruar jetë

  • A.P /
  • 07 February 2024 - 16:27
Roza flet për motrën që ka ndërruar jetë

Roza Lati ka deklaruar se para se të lindte ajo, Rita Lati, ka lindur një vajzë që ka ndërruar jetë 40-ditëshe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas saj, motra ka ndërruar jetë papritur nga temperatura e lartë. Roza shton se këtë histori nuk e ka treguar më parë as ajo dhe as nëna e saj.

 

“Po motra ime, para se të lindja unë ka lindur një vajzë mami. 40-ditëshe ka ndërruar jetë. Tila ia kishte vënë emrin, Tila Lati. Po të jetonte ajo, unë nuk do jetoja. Po të jetonte ajo, unë nuk do të ekzistoja. Mami nuk e ka treguar ndonjëherë këtë histori. Ka qenë tip epidemie, vitet 1987-1988. Nga temperatura e lartë ndërroi jetë, papritur”, tha Roza.

Ndërkohë, banorët e tjerë që ishin pranë Rozës dhe Gazit, u shprehën se ky i fundit e dinte për këtë histori prandaj e gjeti.

Image


(Kosova Sot Online)