4 vite pa Nexhmije Pagarushën bylbylin e muzikës së mirfilltë shqipe

  • A.P /
  • 07 February 2024 - 20:02
4 vite pa Nexhmije Pagarushën bylbylin e muzikës së mirfilltë shqipe

Sot më 7 shkurt 2024 bëhen 4 vite që ka ndërruar jetë bylbyli i muzikës shqipe  Nexhmije Pagarusha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pagarusha njihet si ndër këngëtaret shqiptare me zërin më të veçantë dhe më të fuqishëm. Frymëzim për shumë gjenerata pas saj, Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë afër Malishevës.

 

“Mbretëresha e Muzikës Shqiptare”, mori famë në Shqipëri dhe në vendet fqinje, në sajë të vokalit të saj të veçantë prej sopranoje. Pagarusha ndoqi shkollën e muzikës në Beograd dhe nisi karrierën e këngëtares në vitin 1948, në valët e Radio Prishtinës. Artin e këndimit e lëvroi për 4 dekada në disa zhanre: muzikën folklorike, klasike, si edhe duke interpretuar në opera. 

Kënga që gëzon më shumë popullaritet në repertorin e saj është “Baresha”, e cila është vlerësuar me çmime të shumta. Koncerti i fundit i Pagarushës u mbajt në vitin 1984, në Sarajevë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikon në këtë përvjetor fotografi të vizitës së Pagarushës në Liceun Artistik “Jordan Misja”, më prill 1971.

(Kosova Sot Online)