“I ka bërë rrush e kumbulla”, Dua Lipa dhe Jimmy Kimmel shkaktojnë të qeshura me disa fjali në shqip

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 10:47
“I ka bërë rrush e kumbulla”, Dua Lipa dhe Jimmy Kimmel shkaktojnë të qeshura me disa fjali në shqip

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, mbrëmë ka qenë e ftuar në emisionin e famshëm “Jimmy Kimmel Live”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë emisionit, moderator i njohur Jimmy Kimmel ka zgjedhur disa shprehje në gjuhën shqipe, të cilat i ka shqiptuar në shqip, e më pas Dua Lipa i ka përkthyer në gjuhën angleze dhe ka treguar kuptimin e tyre.

Fjalitë si “I ka bërë rrush e kumbulla”, “Sa për sy e faqe”, “E ka një dërrasë mangu”, dhe “Hip se të vrava, zbrit se të vrava” u lexuan nga Jimmy me një shqiptim që shkaktonte të qeshura pas çdo përpjekjeje.

(Kosova Sot Online)