“Jam nga Gjermania”, fansat e Ardian Bujupit shpërthejnë ndaj tij

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 12:54
“Jam nga Gjermania”, fansat e Ardian Bujupit  shpërthejnë ndaj tij

Këngëtari, Ardian Bujupi, së fundmi u ndalua në rrugë nga një tiktok-ere, ku ia parashtroi disa pyetje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pyetjet ishin rreth jetës së tij, gjersa ai zbuloi se është këngëtar dhe se vjen nga Gjermania.

Lidhur me këtë përgjigje të tij, shumë fansa dhe ndjekës të tij reaguan ashpër në komente.

Ardiani përmes një postimi në “Instagram” ka bërë edhe një reagim.

Postimi i plotë:

“Për ata armiqtë që janë duke kërkuar gabime te unë, kot e keni. Unë jam rritur në Gjermani, kam fituar famë në këtë vend. Në intervistën e parë në jetën time për RTL, fjala e tretë ka qenë Kosovë.

Ajo vajzë në Dubai njeh shoqërinë time në Gjermani dhe më ka ardhur më shkurt të them ‘Germany’.

Po të kishte qenë intervista më e gjatë, unë kisha thënë ‘jetoj në Gjermani’, jam shqiptar etj etj’.

Siç e bëj gjithmonë”.

(Kosova Sot Online)