Sabrie Hoti: Mua më shumë më lë përshtypje të kem një projekt muzikor me vlerë që i duhet Kosovës

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 18:32
Sabrie Hoti: Mua më shumë më lë përshtypje të kem një projekt muzikor me vlerë që i duhet Kosovës

Intervistë me këngëtaren Sabrie Hoti

Sabrie Hoti është këngëtare e njohur e cila identifikohet më shumë te muzika popullore dhe ajo folklorike.

Ndër vite, ka publikuar një sërë këngësh disa prej të cilave janë: "Deshmorët e Dejnit", "Kangë për Nanën", "Sot dëshmorët kanë një emër", "Të burgosurve", "Heroinat e Kosovës" etj.

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot", këngëtarja Sabrie Hoti është përgjigjur në shumë pyetje rreth jetës dhe karrierës të cilat ju ftoj t'i lexoni në vijim...

Projekti i fundit muzikor që keni publikuar është "Heroinat e Kosovës", sa jeni ndarë i kënaqur me realizimin dhe cili është mesazhi që keni dashur të përqoni te publiku?

Sabrie Hoti: Ndër të gjitha projektet që kam realizuar "Heroinat e Kosovës", është kënga më me vlerë, një projekt që i duhet Kosovës dhe të gjitha femrave. Në fakt kënga ka një mesazh prekës pasi tema trajton një ngjarje që ne e kem i përjetuar në vitin 1998/1999, prandaj Kosovës i është dashur një këngë si "Heroinat e Kosovës". Për këtë projekt e falenderoj Ministrinë e Kulturës, për financimin dhe njëkohësisht të gjithë bashkëpunëtorët që morën pjesë në realizimin e projektit që e realizuam me sukses.

Image

 Ndër vite keni realizuar disa këngë si: "Sharkija e babës", "Nusja e përflakur", "Të burgosurve", "Këngë për nanën", etj., por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Sabrie Hoti: Mund të them se të gjitha këngët i kam për zemër por ajo që më shumë më prek në shpirt është "Sharkia e babës" pasi është personale dhe ia kam kushtuar babit tim.

Image

Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Sabrie Hoti: Për vendlindjen dhe nostalgjinë për fëmijërinë kam shumë për të folur por ajo që më shumë më lë mbresa është kënga pasi që nga klasa e pestë kam filluar për herë të parë të këndoj dhe kam vazhduar tutje për të pauzuar një kohë për shkak të helmimit të nxënësve nga okupatori serb në vitet e 90' dhe pastaj pasi babai më bëri dhuuratë një makinë të qepjes kam vazhduar edhe me zanatin e dizajnit.

Image

Kur jemi te vendlindja, a keni marr ndonjë mirënjohje për kontributin tuaj në muzikë nga Komuna e Rahovecit?

Sabrie Hoti: Kam marr edhe mirënjohje por edhe meditje, megjithatë mua më duket se ende është pak sepse besoj se e meritoj më shumë se kaq sa i përket vlerësimit artistik nga Komuna e Rahovecit.

Image

A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Sabrie Hoti: Nuk është që i refuzoj këngët por muzika është pak edhe me të leme dhe jo më të bleme (qeshet). Më shumë e kam për zemër folklorin që e kam trashigmi nga baba sepse edhe ai ka qenë rapsod me sharki por në preferencat e mia nuk bën pjesë muzika e ashtuquajtur "tallava".

Image

Përveq muzikës, merreni dhe me dizajn dhe keni një dyqan rrobaqepësie, sa është sfiduese t'i ushtroni dy profesione paralelisht nëse mund të themi?

Sabrie Hoti: Mund të them se ndoshta është edhe pak e vështirë të punosh në dy profesione por edhe është e lehët sepse unë vetë i dizajnoi veshjet dhe më është gjendur edhe në profesionin e muzikës prandaj jam e kënaqur me dy profesionet që i ushtroj. Poashtu si kostumografe jam prezente në evente e programe të ndryshme ku shumë këngëtarë parqiten me veshjet e mia.

Image

Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Sabrie Hoti: Kam parë por unë edhe nëse shoh hesht. Nuk preferoj t'i komentoj pasi secili mendon të arrij qëllimin e tij/saj nga pikpamja personale.

Image

Për Mahmut Feratin e dimë që është një këngëtar i shkëlqyer, profesor i përkushtuar por që është edhe msit i mirë tani e kemi kuptuar.Si erdhi puna që Mahmuti të ishte msit edhe në rastin tuaj me bashkëshortin?

Sabrie Hoti: Së pari dua ta falenderoj dhe ta përshendes kolegun dhe profesorin e njohur Mahmut Ferati. E falenderoj për bashkimin me bashkëshortin tim Enve Sadikun, profesorin e historisë.

Image

Me cilin këngëtar/e nga estarda do të preferoje ta realizoje një duet?

Sabrie Hoti: Secili koleg/e që dëshiron të bëj ndonjë duet është i mirëseardhur. Nuk e kam ndonjë emer specifik por më rendësi është që të jehon kënga. Edhe pse nga fëmijëria këngët e Shaqir Cërvadikut i kam dëgjuar shumë.

Image

Viteve të fundit muzika shqipe është vërshuar nga popturi dhe këngë kushtuar tezeve e hallave/A mendoni se kjo temë është stërkonsumuar dhe ka ardhur koha t'i themi publikisht: Mjaft më?

Sabrie Hoti: Perderisa jemi në fushën e muzikës nuk mund të them personalisht mjaft më pasi secili nga ne e don hallën, tezen apo motrën. Por në këtë rast mua më shumë më lë përshtypje të kem një projekt muzikor me vlerë që i duhet Kosovës, kjo është primare edhe pse secili punon me logjikën dhe principet e tij.

Image

Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual apo duhet ndryshime urgjente?

Sabrie Hoti: Ka disa gjëra që edhe janë tejkaluar por prap se prap unë nuk jam ajo që mund të ndikoj në vendimin e dikujt.

Image

A do të presim nga Sabria ndonjë këngë apo duet të ri gjatë muajve në vijim?

Sabrie Hoti: Patjetër që po. Kam në plan publikimin e projekteve të reja sidomos tani që përkrahës e kam edhe bashkëshortin pasi edhe vajzën e tij merret me muzikë.

Image

Cila është motoja që përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Sabrie Hoti: Në radhë të parë uroj ta kemi shëndetin, ta duam vendin tonë Kosovën tonë dhe mos t'ia kthejmë shpinën duke emigruar nëpër botë pasi Kosova nuk ka kuptim pa qytetarët e vet andaj mesazhi im është të punojmë e gjallërojmë më tepër, ta duam njëri-tjetrin dhe mos të kemi urrejtje por mirëkuptim...

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)