Shkurte Fejza: Komuniteti shqiptar në Gjenevë është shembull se si ruhet dhe kultivohet tradita shqiptare

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 17:10
Shkurte Fejza: Komuniteti shqiptar në Gjenevë është shembull se si ruhet dhe kultivohet tradita shqiptare

Shoqata “Komuniteti Shqiptar” dhe “Ansambli Gëzuar” në Gjenevë me rastin e jubileut të 50 me këngën dhe skenën artistike të solistes shumë të çmuar, organizuan një befasi madhështore për artisten e vlerave të mëdha shqiptare Shkurte Fejza, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me këtë rast artistja e njohur Shkurte Fejza përmes llogarisë së saj sociale ka pasur një falenderim për këtë befasi të këndshme, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

 

"Komuniteti shqiptar në Gjenevë është shembull se si ruhet dhe kultivohet tradita shqiptare kudo nëpër botë dhe do të shenohet me shkronja të arta në historinë ma të re të Kosovës", ka shkruar Fejza ndër të tjera.

 

Postimi i plotë:

Ishte befasia më e këndshme që kam përjetuar kohëve të fundit dhe nuk do t'a harroj kurrë. Pritja që në aeroport dhe pastaj në selinë e Shoqatës ishte e mrekullueshme dhe ju falenderoj nga zemra. Vlerësimi me mirënjohje dhe prezentimi me aktivitetet dhe punën e palodhshme që po e bëni janë dhurata më e mirë për mua.
Komuniteti shqiprarë në Gjenevë është shembull se si ruhet dhe kultivohet tradita shqiptare kudo nëpër botë dhe do të shenohet me shkronja të arta në historinë ma të re të Kosovës.
P.S. Nganjëherë ngjarjet ndodhin paplanifikuar sikur kësaj radhe dhe unë edhe zyrtarisht këtë ditë e shpalli si fillim i kremtimit të 50 vjetorit të karrierës sime artistike e cila do të kulmoj në Prishtinë e Tiranë.

(Kosova Sot Online)