Ja ndaj kujt do të hakmerret Romeo

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 15:16
Ja ndaj kujt do të hakmerret Romeo

Një zarf i bardhë erdhi në shtëpinë e ‘BBV3’ ku 3 të nominuarit e javës Romeo, Lisi, dhe Heidi mbajtën një konferencë përballë banorëve të tjerë duke shprehur arsyet pse duhet të vazhdojnë garën ende, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Romeo, si një prej të nominuarve u shpreh se do hakmerret për gjërat që ai është duke kaluar që nga mbrëmja e së shtunës, pasi që siç e kemi parë prej reagimeve të tij nuk e priti aspak mirë nominimin me 2 personat më të lidhur në shtëpi. 

 

Meriton: Çfarë do të ngeli peng po dole?

Romeo- Që nuk kryqëzova Gracianon.

Vesa: A do hakmerresh në vazhdim për këtë përjetim që të dhanë?

Romeo-Po.

Sara: Një emocion që ta ka mësuar situata me ata të tre aty dhe që do ta ndash me njerëzit që të dëgjojnë.

Romeo: Duhet ta pranojë, unë këto ditë kam qenë i përhumbur, por ndonjëherë kur përhumbesh për njerëzit e tu s’ka asnjë gjë të keqe. Kështu që mos kini frikë dhe kur jeni kështu.

Image

(Kosova Sot Online)