Bardhi rrëfen sekretin e tij

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 16:28
Bardhi rrëfen sekretin e tij

Banorët e “Big Brother VIP 3” kanë treguar së fundmi disa sekrete në ‘dhomën e rrëfimit’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai që do të gjejë më shumë sekrete të konkurrentëve do të jetë fitues dhe do të shpallet lider.

 

Sekreti i Bardhit ishte lidhja që ai ka lënë pezull jashtë.

Më shumë sesa romancë ai e quan, pëlqim, ndërsa emrin e vajzës nuk e ka përmendur.

“Unë kam lënë një lidhje pezull jashtë. Kam patur një vajzë që e kam njohur 3 javë para se të futesha këtu, isha në kontakt dhe e kam takuar dy herë dhe kishim pëlqim, por jo lidhje. E kemi lënë pezull. Unë tani e kam gjetur këtu lidhjen time dhe dua t’i kërkoj falje asaj vajzës atje që e dua fort”, tha ai.

Image


(Kosova Sot Online)