Bebe Rexha humb personin e dashur: Faleminderit për çdo moment që kemi ndarë bashkë

  • E.K /
  • 15 February 2024 - 13:04
Bebe Rexha humb personin e dashur: Faleminderit për çdo moment që kemi ndarë bashkë

Këngëtarja, Bebe Rexha, ka ndarë një lajm të hidhur në rrjetin social “Instagram”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këngëtarja ka treguar se halla e saj ka ndërruar jetë.

“Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa e dashur ka qenë. Faleminderit për çdo moment që kemi ndarë bashkë. Faleminderit shumë që më ke treguar se si është të duash. Të dua shumë, pusho në paqe”, ka shkruar Rexha.

(Kosova Sot Online)