Bebe Rexha anulon koncertin në Dubai: Për shkak të rrethanave nuk jam në gjendje të performoj

  • E.K /
  • 16 February 2024 - 11:36
Bebe Rexha anulon koncertin në Dubai: Për shkak të rrethanave nuk jam në gjendje të performoj

Këngëtarja, Bebe Rexha, ka njoftuar se për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk do të jetë në gjendje të performoj në festivalin e madh UnTold që mbahet në Dubai, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk do të jem në gjendje të performoj në festivalin UnTold. I dua të gjithë fansat e mi në Dubai dhe shpresoj të rikthehem së shpejti për t’u performuar aty”, ka shkruar Rexha.

Nuk dihet arsyeja, mirëpo,ky lajm vjen vetëm një ditë pasi Bebe Rexha tregoi se halla e saj ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)