Arbana bën urim special për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 10:15
Arbana bën urim special për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani, ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan “Kosova Sot Online”.

Përmes disa fotografive me disa prej personaliteteve publike të njohura shqiptare, Arbana ka uruar duke thënë se Kosova ndër vite i ka falur dashuri dhe miq të mirë.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë, ky vend që ndër vite, më ka falur kaq shumë dashuri, dhe kaq shumë miq të mirë.
Gëzuar disa prej njerëzve më punëtorë e më frymëzues që njoh. Gëzuar të gjithë popullit të Shqipërisë tjetër, kudo janë, e lumtur që ditë pas dite jemi gjithmonë e më pranë” është shprehur Arbana.

(Kosova Sot Online),