Pasi Romeo nuk u shpall i preferuar reagon ashpër Donaldi

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 15:06
Pasi Romeo nuk u shpall i preferuar reagon ashpër Donaldi

Në spektaklin “Big Brother Vip”, tre banorët më të preferuar u shpallën Ledjona, Juli dhe Heidi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Por, tre të preferuarit kanë ngjallur diskutime mes banorëve, por edhe në rrjet.

 

Ndonëse priste dhe emrin e tij, Romeo nuk ishte në këtë listë.

Në një story në rrjetet sociale, lidhur me këtë fakt ka reaguar  binjaku i tij Donaldi.

Ai ka ironizuar disi moderatorin e “BBV”, Ledion Liço.

Donaldi ka shpërndarë një video të bërë virale shumë kohë më parë, ku një demokrat thotë pa dhe dashje që voton për Edi Ramën në vend të Lulzim Bashës.

Kështu, ai ka nënkuptuar që në vend të njërit prej tre të preferuarve, duhet të ishte edhe emri i Romeos.

Image

(Kosova Sot Online)