Efi tregon një ngjarje që e shqetësoi atë: Më kanë prishur terezinë e gjithë ditës

  • E.K /
  • 19 February 2024 - 11:04
Efi tregon një ngjarje që e shqetësoi atë: Më kanë prishur terezinë e gjithë ditës

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Efi, ka treguar një ngjarje që e ka shqetësuar atë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi që Efi ka publikuar, ajo ka treguar se atë e kanë thirrur disa herë në telefon disa numra të panjohur që e kanë zgjuar nga gjumi dhe i kanë prishur qetësinë gjatë gjithë ditës.

“Sot më doli gjumi nga numra të panjohur dhe më kanë prishur terezinë e gjithë ditës. Unë nuk i kuptoj njerëzit si ju! Unë nuk kuptoj çfarë kënaqësie keni të shqetësoni njerëz të cilët as s’ju njohin as nuk duan t’ju njohin!, ka shkruar Efi.

(Kosova Sot Online)