Ja ku u shfaqen Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 18:23
Ja ku u shfaqen Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri

Është sezoni i romancës për Dua Lipën dhe Callum Turner, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këngëtarja dhe aktori u panë teksa po futeshin brenda ne festen e BAFTA-s të British Vogue And Tiffany & Co. Lipa, 28 vjeçe, dhe Turner, 34 vjeçe, u mbajtën për dore ndërsa mbërritën në ngjarjen, e cila u mbajt në Annabel’s.

 

Për këtë rast, këngëtarja e “Houdini” veshi një fustan të zi elegant nga Valentino, të cilin e kombinoi me një varëse në ngjyrë rubin.

Turner në anën tjetër dukej elegant me një kostum të zi e me këmishë të bardhë.

Image

(Kosova Sot Online)