Bebe Rexha e arrin këtë sukses

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 21:38
Bebe Rexha e arrin këtë sukses

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka arritur së fundmi një rekord historik. Kënga e saj “Meant to be” në bashkëpunim me grupin e mirënjohur “Florida Georgia Line” është renditur si kënga e 5-të më e shitur në historinë muzikore të Shteteve të Bashkuara nga një këngëtare femër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Kanë qenë fansat e këngëtares që kanë bërë të ditur lajmin nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.  Ishte pikërisht kjo kënë e zhanrit “Country” që I dha Bebe Rexhes nominime të rëndësishme në Grammy Musi Aëards, MTV music Awards, American Music Aëards, MTV European Music Aëards dhe në evente të tjera muzikore.

Në listën e 5 këngëve më të shitura në SHBA janë edhe këngët “Blank Space” nga Taylor Sëift, “Bad Romance” nga Lady Gaga, dhe “I like it” nga Cardi B”. Suksesi I këngëtares shqiptare  me fame botërore me këngën “Meant to Be” lidhet gjithashtu edhe me faktin se zhanri “Country” është zhanri muzikor më I pëlqyer dhe më popullori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image


(Kosova Sot Online)