"Fal Zotit të madh", Gresa reagon pas aksidentit të babait të saj, tregon për gjendjen e tij

  • E.K /
  • 24 February 2024 - 15:02

Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli, ka reaguar pas aksidentit të djeshëm të babait të saj, Hajrush Behluli, i cili u godit nga një veturë dje në Prizren, shkruan “Kosova Sot Online”.

Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ajo ka shprehur falënderimin për mbështetjen dhe interesimin e shumtë për të ditur për gjendjen e babait të këngëtarës.

Gresa ka shprehur një falënderim për të gjithë stafin mjekesor të spitalit regjional të Prizrenit.

Gresa ka shkruar që shpresojnë që shumë shpejt të lirohet nga spitali babai i saj në mënyrë që ai të kthehet në shtëpi.

Postimi i plotë:

Përshendetje për ju miq e dashamirë të shumtë që na keni thirr, u interesuat, jeni lut për gjendjen e babit dhe të gjithë ju që na vizituat, ju faleminderit nga zemra.

Fal Zotit të madh babi ka shpëtu dhe është mirë.

Falenderojmë të gjithë stafin mjekesor të spitalit regjional të Prizrenit, mjekët, motrat, që nga porta e deri specialistët që u angazhuan për tejkalimin e kësaj gjendje.

Shpresojmë dhe urojmë që sa me shpejt të lirohet nga spitali dhe të kthehet në shtepi.

Zoti ju ruajt e ju bekofte të gjjthëve, paçit veç gezime në jeten tuaj.

(Kosova Sot Online)