Ja kujt i hip sipër krevatit Roza dhe e godet me 'shqelma'

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 15:52
Ja kujt i hip sipër krevatit Roza dhe e godet me 'shqelma'

Në orët e para të mëngjesit kur banorët ishin në dhomën e gjumit dhe po bëheshin gati për të fjetur, Roza shkon dhe ngjitet sipër shtratit të Romeos, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Teksa Romeo mbulohet nën jorgan ajo e godet atë me këmbë. Pasi ajo largohet nga krevati i tij, Romeo thotë që ndjen shumë dhimbje shpine.

 

Romeo: O sa më ka dhembur

Edhe pse shumica e banorëve në shtëpi e kanë marrë me të qeshura këtë situatë, mesa duket kjo gjë nuk është parë aspak në kontekstin e shakasë nga fansat.

Shumë nga komentuesit e kanë konsideruar si dhunë dhe kërkojnë zarf të zi nga produksioni për Rozën. Disa të tjerë thonë gjithashtu se po të kishte ndodhur e kundërta ‘do të bëhej nami’.

(Kosova Sot Online)