![Ilnisa dhe Meriton shfaqen në momente romantike, marrin vëmendjen me pozat e tyre](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/28/200x200_ilnisa-meriton-770x433-11719562366.jpeg)
Arta Kabashi në një lidhje me një personazh të njohur publik
![Arta Kabashi në një lidhje me një personazh të njohur publik](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/29/auto_IMG_46541709198621.png)
Këngëtarja dhe ish banorja e “Big Brother Vip 3 “, Arta Kabashi, në një emision ka treguar për eksperiencën e saj në shtëpinë e BBV duke treguar edhe për jetën e saj personale, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në një bisedë me Meritonin brenda shtëpisë, Arta nënkuptoi që është në një lidhje dashurie.
E pyetur në emision, Arta ka thënë ai është një personazh i njohur por që nuk është nga bota e muzikës pa treguar detaje tjera të lidhjes së saj.
“Po ja kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur! Ajo që mund të them është se nuk është nga bota e muzikës” u shpreh Arta.
(Kosova Sot Online)