Dafina godet Taynen: Kur gënjen, shpif dhe viktimizon veten?

  • A.P /
  • 29 February 2024 - 17:03
Dafina godet Taynen: Kur gënjen, shpif dhe viktimizon veten?

Po flitet se Tayna ka prishur raportet me menaxherin e saj Rinor Hykolli dhe producentin Cricket Music, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka fshirë nga Instagrami, dy këngët e saj të para “Columbiana” dhe “Shqipe”, e me ato ka fshirë edhe producentin e saj Cricket nga lista e miqeve në Instagram.

 

Pasi Tayna ‘pushtoi’ mediat orët e fundit, ka ardhur një reagim nga Dafina Zeqiri në ‘broadcasting’ e saj në Instagram, ku shkruan:

“Kur gënjen, shpif dhe viktimizon veten? Zbulohen gjërat me kalimin e kohës më shpejt sesa mendojnë ai/ajo/ata. Koha do e thotë gjithmonë të vërtetën. Vëmendja është i vetmi shërim për disa ku e gjejnë ilaçin për të shëruar egon e tyre. Paçi fat.”

(Kosova Sot Online)