Adelina Ismaili del me njoftim: RTK ia ndalon transmetimin e emisionit

  • A.P /
  • 01 March 2024 - 19:37
Adelina Ismaili del me njoftim: RTK ia ndalon transmetimin e emisionit

Artistja e njohur dhe autorja e emisionit “Show i së premtes”, Adelina Ismaili, përmes llogarisë së saj sociale ka njoftuar se RTK ia ka ndaluar transmetimin e emisionit të saj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim “Show i së premtes” sonte nga u.d. së kryeredaktorit te RTK-së", ka shkruar ndër të tjera Ismaili.

Postimi i plotë:


Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim “Show i së premtes” sonte nga u.d. së kryeredaktorit te RTK-së. Për më shumë info, do t’iu njoftojmë në ditët në vijim.

 

(Kosova Sot Online)