Kjo është arsyeja se pse nuk u transmetua emisioni i Adelina Ismailit

  • E.K /
  • 02 March 2024 - 08:23
Kjo është arsyeja se pse nuk u transmetua emisioni i Adelina Ismailit

RTK ka dal me një njoftim duke treguar se pse nuk është transmetuar emisioni që udhëhiqet nga Adelina Ismaili, "Show i së premtes", transmeton "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e tyre thuhet se pas shqyrtimit të hollësishëm të përmbajtjes së programit `Show i së Premtes` me të ftuarin teologun Drilon Gashi, stafi editorial i RTK-së ka vendosur të mos e transmetojë këtë emision.

"Kjo është vendosur për shkak të dilemave të mëdha sa i përket shkeljeve eventuale të standardeve profesionale të RTK-së.Kërkojmë mirëkuptim tuaj, ndërkaq sonte do të jetë repriza e një prej emisioneve ‘Show i së Premtes’", thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)