Pse Meritoni hoqi rripin e pantallonave u bë 'nami' në 'Big Brother Albania VIP'

  • A.P /
  • 03 March 2024 - 14:21
Pse Meritoni hoqi rripin e pantallonave u bë 'nami' në 'Big Brother Albania VIP'

Një debat të ashpër patën Meritoni dhe Rike në shtëpinë e BBVA, pasi kjo e fundit e quajti moderatorin disa herë femër dhe se nuk është burrë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Duket që Meritoni nuk kishte më durim dhe hoqi rripin e pantallonave, sipas tij, veprim ky për t’i treguar që është burrë. Banorët e tjerë duket që u irrituan shumë nga ky veprim, duke e quajtur veprim të ulët, përveç Sarës, e cila i qëndronte në krah Meritonit, duke thënë që kishte të drejtë, pasi Rike e kishte provokuar disa herë. Ledjona është njëra nga vajzat që ngriti zërin kundër Meritonit më së shumti, duke i thënë “Ti e tregove veten që je mashkull i ulët, mos e përdor më këtë”.

“O njeri i fëlliqur, turp të kesh, merri valixhet dhe ik dil vetë.” – është shprehur më tutje e acaruar Ledjona. Rike shpërthen në lot, ndërsa vajzat e tjera mundohet ta ngushëllojnë.

Image


(Kosova Sot Online)