Do befasoheni, Sara Hoxha mbështet këtë banor në Big Brother: Do më bëhej qejfi nëse fiton

  • E.K /
  • 04 March 2024 - 11:57
Do befasoheni, Sara Hoxha mbështet këtë banor në Big Brother: Do më bëhej qejfi nëse fiton

Sara Hoxha, ju është përgjigjur disa prej pyetjeve të fansave përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në "Instagram", shkruan “Kosova Sot Online”.

Njëra prej pyetje që ju bë ishte rreth “Big Brother Vip Albania”.

“A po e shikon BBV 3? Për kë bën tifo?”, ishte pyetja.

Sara ka treguar se do i bëhej qejfi nëse fiton Romeo.

“Bigu është bërë i paevitueshëm si ta ndjekësh si mos ta ndjekësh, ti e di çka po ndodh aty brenda. Jam pak subjektive sa i përket për kë bëj tifo duke qenë se Romeo është i vetmi që kam njohur dhe jashtë dhe me aq sa kam njohur kam kuptuar që zemrën e ka në vendin e duhur”, është përgjigjur Sara.

(Kosova Sot Online)