Babai i Ela Zaharias mohon akuzat nga Princ Leka

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 17:52
Babai i Ela Zaharias mohon akuzat nga Princ Leka

Pas akuzave nga Princ Leka, babai i ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharisë, ka hedhur poshtë akuzat e Princ Lekës dhe ka mohuar në polici të ketë sulmuar Princin duke deklaruar se është i moshuar dhe kjo nuk është e mundur fizikisht, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë” thotë Gjergj Zaharia.

 

(Kosova Sot Online)