Miku i Princit: Nuk i shihja kurrë bashkë me vajzën, Princi është tip i qetë, është tip që jep shumë për të tjerët

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 13:57
Miku i Princit: Nuk i shihja kurrë bashkë me vajzën, Princi është tip i qetë, është tip që jep shumë për të tjerët

Andi Llabuti, ish-fotograf i oborrit mbretëror dhe mik i princ Leka Zogut tha se krisja më e madhe mes çiftit ka ndodhur tre vite më parë, pas lindjes së vajzës së tyre, Geraldinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se kurrë nuk i shikonte të dy bashkë, apo të tre bashkë, me vajzën e vogël.

Ai tha se Pirnc Leka është tip i qetë.

“Krisja në çiftin mbretëror, ka gati tre vite. Gati fiks pas lindjes së vajzës. Kjo të lë të dyshosh pse pikërisht pas lindjes së vajzës. Nuk mund t’i shikoja asnjëherë të dy bashkë apo të tre bashkë me vajzën.

Mundoheshim të mbulonim ato “bëmat” e brendshme. Thoshim Elia është në këtë aktivitet, princi është në këtë aktivitet. Princi është tip i qetë, është tip që jep shumë për të tjerët. Duke e njohur princin prej shumë kohësh, sado ai përpiqej të jepte ngrohtësi, e tradhtonte fytyra”,-tha ai.

(Kosova Sot Online)