Gjykata cakton mbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë: Duhet të mbajnë distancë 5 metra

  • E.k /
  • 07 March 2024 - 14:25
Gjykata cakton mbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë: Duhet të mbajnë distancë 5 metra

Në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit, Gjergj Zaharisë pas raportimit të konfliktit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra, nga njëri-tjetri, fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias por të dados. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergji.

Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

(Kosova Sot Online)