Zbardhen detaje të reja: Luftë për dashuri apo pasuri?

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 22:30
Zbardhen detaje të reja: Luftë për dashuri apo pasuri?

Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar detaje nga pasuria e Princ Lekës. Basha tha se po ndërtohet një pallat pas hotel Dajtit. Basha tha se kanë edhe prona të paluajtshme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

“Nuk e di sa është pasuria sepse për natyrë nuk pyes kurrë për gjëra të tilla. Prona kanë shumë, disa të marra disa të pamarra. Nuk kam ide shifrash, është në gjendje të rehatshme ekonomike, ka jetuar rehat, s’di të ketë probleme financiare. Di që po ndërtohet një pallat pas hotel Dajtit, e zonja ka marrë një pronë të dhuruar nga princi”, tha ai.

Ai thekson se Princ Leka aktualisht jeton me qira dhe se pas përfundimit të procesit të divorcit do vendoset në Pallatin Mbretëror. Ndërsa sa i takon Elia Zaharisë dhe vajzës, të cilat jetojnë ende në Pallatin Mbretëror, më pas do të vendosen në një shtëpi tjetër, që sipas Bashës u është dhuruar nga Princi.

“Ai është në shtëpi të tij, ka lënë ish- bashkëshorten të jetojë në shtëpinë e tij dhe jeton me qira derisa të mbarojë divorci, është djalë i jashtëzakonshëm. Ai është jetim, gjeti mbështetje te bashkëshortja dhe një familje. Ai jeton jashtë oborrit mbretëror, deri ditën kur të zgjidhet dhe ajo të sistemohet në një banesë tjetër, që ja ka dhënë ky bashkë me një biznes”, tha Basha.

Vitet e fundit familja mbretërore ka rimarrrë pronën që quhet Vila e Zogut në Durrës dhe ish pallatin e Pionierëve në Tiranë. Ndërkaq pretendon edhe disa prona të tjera të cilat ende institucionet nuk kanë vendosur për fatin e tyre.

Gjykata e Lartë i ka njohur Lekës II edhe pronësinë e dy vilave dykatëshe, me sipërfaqe 345 e 145 metra katrorë dhe një trualli prej 3962 metrash katrorë, ish-pronë e gjyshit të tij, Mbretit Ahmet Zogu në Shirok të Shkodrës.

Image

(Kosova Sot Online)