Meriton Mjekiqi i kërkon falje ish-partneres së tij: Më fal, ndoshta s’kam qenë më i miri

  • E.K /
  • 08 March 2024 - 13:16
Meriton Mjekiqi i kërkon falje ish-partneres së tij: Më fal, ndoshta s’kam qenë më i miri

Banorët e BBV3 me rastin e 8 Marsit, kanë bërë dedikime dhe falënderime grave më të rëndësishme që ata kanë në jetën e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Meritoni ka falënderuar ish-partneren e tij, nënën e djalit.

Meriton e ka falënderuar atë për përkujdesjen për djalin e tyre.

“Dua të falënderoj Egestën, është nëna e djalit tim. Dua t’i them më fal që ndoshta s’kam qenë më i miri. Dua të falënderoj për Loarin, që kujdesesh për djalin tonë. Edhe pse unë nuk kam kontakt të mirë me ty prapë së prapë ka qenë djali që na ka mbajtur në raportin tonë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)