Noizy përformon në festivalin më të madh në Evropë

  • A.P /
  • 08 March 2024 - 17:47
Noizy përformon në festivalin më të madh në Evropë

Noizy, është gati të tregoj edhe një sukses për muzikën shqiptare. Ai do të performoj në skenën e festivalit më të madh në Evropë “Openair Frauenfeld” i cili do të mbahet në qytetin e Frauenfeld-it, Zvicerr me datë 11, 12 dhe 13 korrik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Por ajo që na bënë përshtypje, është se artisti do të bashkohet me një line-up që përmban emra të mëdhenj të industrisë së muzikës botërore, sic janë: 21 Savage, Don Toliver, Playboi Carti, Offset dhe Nicki Minaj që gjithashtu do të performojnë në festival.

“Openair Frauenfeld Festival” ka një histori të gjatë dhe një reputacion të ndërtuar si një prej festivaleve më të rëndësishme të muzikës në Evropë që nga viti 1985. Sukses jo vetëm për reperin Noizy, por edhe një avancim shumë i madh për muzikën shqiptare para një publiku të gjerë ndërkombëtar.

Image

(Kosova Sot Online)