Stresi publikon bisedën me nënën e tij: Do agjëroj dhe do të lutem për familjen time

  • E.K /
  • 11 March 2024 - 09:32
Stresi publikon bisedën me nënën e tij: Do agjëroj dhe do të lutem për familjen time

Këngëtari, Stresi, i ka publikuar një bisedë me nënën e tij, ku ka treguar se do të agjëroj, shkruan “Kosova sot Online”.

Stresi ka shkruar se beson çmendurisht në Allah, duke thënë se do agjëroj dhe do të lutet për familjen e tij.

“Feja ime është Islami, por nuk mund të them që e kam praktikuar por besoj çmendurisht në Allah. Do agjëroj dhe do të lutem për familjen time”, thotë në postim artisti.

“Për të gjithë njerëzit që e kanë zemrën e bardhë. Për të gjithë ata njerëz të mirë që më rrethojnë. I madhi Zot qoftë me ju dhe ishalla i dëgjon lutjet tona”, shkroi tutje ai.

(Kosova Sot Online)