Jonida Maliqi flet për raportin që ka me Romeon

  • E.K /
  • 11 March 2024 - 13:12
Jonida Maliqi flet për raportin që ka me Romeon

Këngëtarja, Jonida Maliqi, ka vendosur të komentoj për raportin me Romeo Veshaj. E ajo u pyet lidhur me akuzat ndaj Romeos se ka përdorur lidhjet për famën, përcjell “Kosova St Online”.

Ajo u përgjigj duke thënë se nuk do qëndronin bashkë për dy vite, nëse lidhja e tyre ishte për interes.

Ajo ka thënë që ruan një marrëdhënie shumë të mirë me Romeon dhe akuzat e ngritura ndaj tij ajo i hedh poshtë.

“Po c’faj kishte Romeo që në periudhën që më ka takuar mua ishte në fillimiet e karrierës së tij, nuk kishte këtë emër që ka sot. Unë e kisha emrin më të konsoliduar për shkak se kam qenë më herët se ai në skenë. Kjo gjë ndodh në cdo lloj profesioni, nuk ka ndodhur vetëm mes nesh. Po s’ka qenë qëllimi që të merrte famë prej meje sepse 2 vite nuk mund të qëndronim për këtë” tha ajo.

(Kosova Sot Online)