Adelina Berisha dënohet më 72 mijë euro nga ATK!

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 21:21
Adelina Berisha dënohet më 72 mijë euro nga ATK!

Pas Mozzikut, i cili u dënua më 500 000 euro për shkak të shmangies së tatimit, një tjetër këngëtar është dënuar pasi që gjashtë vite nuk ka deklaruar fitimet e saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtarja Adelina Berisha është bërë subjekt i dënimeve nga Agjencia Tatimore e Kosovës pasi ajo thuhet se “është dënuar më 72 000 euro” nga  ATK.

 

“Adelina Berisha është dënuar nga ATK më 72000 euro, pavarësisht se nuk dihet së ku janë bazuar ata për ta dënuar atë me këtë shifër”, ka thënë një burim.

Ende nuk dihet nëse ky është një dënim nga ATK për vitin e fundit, apo është një borxh që asaj i është mbledhur që disa vite. 

Image

(Kosova Sot Online)