Shkurte Fejza reagon për herë të parë për deklaratën e bujshme të Hoxhë Shefqet Krasniqit ndaj saj

  • E.K /
  • 16 March 2024 - 13:18
Shkurte Fejza reagon për herë të parë për deklaratën e bujshme të Hoxhë Shefqet Krasniqit ndaj saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka folur lidhur me deklaratën e hoxhë Shefqet Krasniqi, ku para pak kohësh kritikoi këngëtaren për mos-predikimin e fesë islame, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fejza ka folur për herë për të parë në emisionin “Shoë i së premtes” të Adelina Ismailit.

Fejza ka thënë se ajo ka punën e saj që e bënë me muzikën, duke thënë se nuk e ka parë të arsyeshme për të reaguar.

Tutje, Fejza tha se karriera e saj nuk ka qenë fushë me lule.

“Kur ka ndodh kjo, me të thënë të drejtën kam qenë në një vikend në Itali e më pas në Bruksel dhe nuk kam ditur gjë, derisa erdhëm në hotel për të pushuar. Pastaj e thirra Hajrushin [bashkëshortin] dhe u informova për këtë; më erdhi keq”, tha Shkurte Fejza.

“Sivjet po e festoj 50-vjetorin e karrierës dhe këto 50 vjet e mia të karrierës sime nuk kanë qenë fushë me lule. Disa herë u morën me mua, por unë kam zgjedhur të mos përgjigjem, unë kam punën time dhe politikën time që e bëjë që 50 vjet me këngët e mia dhe asnjëherë nuk e kam parë të arsyeshme për të reaguar. Me pas qenë këtu, sigurisht as Hajrushi nuk do të reagonte”, potencoi mes tjerash ajo.

(Kosova Sot Online)