Kjo banore e la shtëpinë e 'Big Brother VIP'

  • A.P /
  • 17 March 2024 - 11:19
 Kjo banore e la shtëpinë e 'Big Brother VIP'

Sara Karaj është banorja e eliminuar mbrëmjen e sotme nga Big Brother VIP, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ishte në nominim me tre vajza të tjera, Roza, Ilnisa dhe Françeska.

 

Publiku ka vendosur të shpëtojë banoret e tjera, por Sara nuk ka arritur ta kapërcejë këtë nominim të vështirë.

Sara Karaj nuk ka as biletë fati sepse hyrja e saj disa javë pas nisjes së spektaklit nuk ia mundësonte këtë.

Kështu ajo ndërpreu përfundimisht rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)