Akuzat e Lindës për ngacmim, flet sërish Blero: Unë s’do kisha guxuar me shpik një gjë të tillë

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 09:37
Akuzat e Lindës për ngacmim, flet sërish Blero: Unë s’do kisha guxuar me shpik një gjë të tillë

Një nga ngjarjet më të përfolura në showbiz ishte akuza e këngëtares së njohur, Lindita Halimit se Blero kishte tentuar ta ngacmonte atë, duke e ftuar në një dhome hoteli, përcjell “Kosova Sot Online”.

I ftuar në programin e Ermal Peçit ‘E diela jonë’, Blero deklaroi se e ka falur Lindën, por nuk ka për t’ia harruar kurrë.

“Unë s’do kisha guxuar me shpik një gjë të tillë siç bëri Lindita”, tha Blero.

Blero tha se ajo e ka bërë për vëmendje, mirëpo duke thënë se kjo është një vëmendje e keqe.

“Kur një njeri e ka mizën pas veshit fillon e argumenton dhe bërtet, kjo gjë nuk ndodhi me mua. Secili ka edukatën e vet deri ku do me shku , unë s’do kisha guxuar me shpik një gjë të tillë siç bëri Lindita. Brenda mendova që kjo po e bën për lojë, për tu ngritur, por kur dola jashtë pashë që jo vetëm që nuk është ngritur por është ulur. Ajo e ka bërë për vemendje por kjo është një vemendje e keqe. Jam njeri që fal por nuk harroj kurrë”, deklaroi Blero.

(Kosova Sot Online)