Ish i dashuri i Dua Lipës për pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të Islamit

  • A.P /
  • 20 March 2024 - 18:15
Ish i dashuri i Dua Lipës për pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të Islamit

Vëllai më i vogël i supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid, Anwar, i njohur për lidhjen e dashurisë me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, zbuloi se ka shkuar për pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të Islamit, Mekë, për të respektuar Ramazanin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ish-i dashuri 24-vjeçar i Dua Lipës, postoi një sërë fotografish në Instagramin e tij të shtunën nga udhëtimi i tij në vendlindjen e Profetit Muhamed në Arabinë Saudit, shkruan Daily Mail.

‘Umre me vëllezërit e mi të vërtetë!!! Vullneti nën Zotin. Përjetësisht mirënjohës për këto momente. Tani në shtëpi”, ka shkruar ai sipër fotove.

Image


(Kosova Sot Online)