Romeo - Heidit: Çfarë po bën se po më çmend o vëlla!

  • A.P /
  • 24 March 2024 - 13:24
Romeo - Heidit:  Çfarë po bën se po më çmend o vëlla!

Heidi dhe Romeo janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Teksa Heidi i ka treguar se arsyeja që shumë prej banorëve e urrejnë atë ose e shajnë është për shkak të Romeos, ky i fundit nuk ka reaguar mirë ndaj kësaj deklarate të Heidit.

 

Ai është shprehur se Heidi po mundohet të bëjë armiq me zor, por banorja e ka kundërshtuar teksa ka nisur të qajë përpara tij.

‘O alo! Oo, çfarë po bën se po më çmend o njeri! Çfarë po bën se po më çmend o vëlla!- është drejtuar Romeo tepër i shokuar.

Image

(Kosova Sot Online)