Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila: Jemi si dy të huaj, fëmijët jetojnë më ish-bashkëshorten

  • E.K /
  • 26 March 2024 - 08:25
Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila: Jemi si dy të huaj, fëmijët jetojnë më ish-bashkëshorten

Bes Kallaku ka konfirmuar ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në programin Ferma Vip, Besi tregoi se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensilen, ku ju është referuar si ish-bashkëshortja.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë.

Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh Bes Kallaku.

(Kosova Sot Online)