Egla i derdh në kokë gotën me verë Meritonit: Ti je njeriu më i keq që kam njohur unë

  • A.P /
  • 31 March 2024 - 14:05
Egla i derdh në kokë gotën me verë Meritonit: Ti je njeriu më i keq që kam njohur unë

Një incident i pakëndshëm ndodhi pas prime-t në shtëpinë e Big Brother VIP, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë konsumimit të darkës, Egla Ceno i ka hedhur gotën me verën në kokë Meriton Mjekiqit, me arsyetimin se ai i thotë në mënyrë të vazhdueshme që pi alkool.

 

Në debat është përfshirë edhe, Ilnisa e cila është përplasur ashpër me Eglën, duke e ofenduar me fjalë të rënda.

Pjesë nga debati:

Meriton Mjekiqi: A e di që je njeri i keq?

Egla Ceni: Ti çfarë po bën me gjestin tënd?

Meriton Mjekiqi: Je duke u dehur dhe po bën veprime që nuk duhet.

Egla Ceno: Po ti çfarë po bën, e do prapë në kokë ? Urdhëro

Meriton Mjekiqi: Ti je e marrë, ti je njeriu më i keq që kam njohur unë. Pse je kaq e pasjellshme

Egla Ceno: Sepse kështu jam

Meriton Mjekiqi: Ti je shembulli me i keq, je grua e keqe

Egla Ceno: Dhe ti je çun i keq

Meriton Mjekiqi: Ti je vajzë e poshtër, dehesh dhe sillesh kështu

Egla Ceno: Kam qejf

Meriton Mjekiqi: E  di pse ? Sepse je e vetmuar brenda shtëpisë, e ke zemrën e keqe. Çdo ditë tregon veten. Po nuk është ky shembulli

Egla Ceno: Vazhdo bëje dhe këtë do kesh gjithmonë nga mua

Meriton Mjekiqi: Ti je një vajzë e poshtër

Egla Ceno: Edhe ti je djali i poshtër, ti dhe ajo jeni horror.

Meriton Mjekiqi: Ti duhesh trajtuar ndryshe

Egla Ceno Si? Do të më rrahësh?

Meriton Mjekiqi: Ti je psikopate, a je e çmendur, as logjikon. A mendon ti kur vepron?

Egla Ceno:  Po ti mendon?

Meriton Mjekiqi: Ik, njeri i keq

Ilnisa Agolli: O pise femër, po ca të ka mbetur, si rri në këtë shtëpi ti, o pise femër, o grua që nuk meriton të quhesh grua. Kapeni dhe nxirreni për zhelesh, ashtu sic do të kapin jashtë për zhelesh, o poshtërsirë, o ndyrësirë.

Egla Ceno: Je ti! Bëjeni prapë dhe prapë kështu do e keni. Do edhe ti ndonjë gotë me verë kokës?

Ilnisa Agolli: Nga ty, po hajde guxo?

Egla Ceno: Mu afro dhe shihe

Ilnisa Agolli:Unë nuk i ndyj duart dhe gojën me fundërrina si ty

Egla Ceno: Fundërrinë je vetë

Ilnisa Agolli: E di mirë ti sa vlen, pise femër. Fundërrinë.

(Kosova Sot Online)