Nuk do t’i njihni, ja si dukeshin Luana dhe Marina para 17 vjetëve

  • G.G /
  • 01 April 2024 - 08:17
Nuk do t’i njihni, ja si dukeshin Luana dhe Marina para 17 vjetëve

Këto pashkë i gjetën motrat Vjollca duke drekuar si një familje e madhe. Ato zgjodhën të drekonin në një lokal diku në Tiranë, ku u gjenden para një surprizë shumë të këndshme.

Në një video në Tik Tok Luana dhe Marina na treguan se lokali në fjalë kishte ruajtur një revistë të tyre, ku ato kishin dhënë një intervistë para 17 viteve.

Atëherë ato ishin dy nga adoleshentët më të sukseshme në ekranin shqiptar, ndërsa sot motrat Vjollca u kthyen pas në kohë duke na lexuar përgjigjet që kishin dhënë për disa pyetje mjaft pikante.

Luana: Jemi për drekë në një lokal dhe na sollën këtë revistën që e kishin ruajtur prej vitesh te ky lokali. Ky është cover-i i parë i joni.

Marina: Është e nëntorit 2007! Brenda jemi ne të dyja! Dhe këtu në faqen e fundit është një intervistë që ne kemi bërë. Marina plotëson pikat, Luana plotëson pikat. Menuja ime e mëngjesit do të ishte.. bukë me çoko, që atëherë dhe vazhdoj edhe sot! Luana thotë do të ishte qumësht dhe bukë me çokokrem.

Luana: E kam ndryshuar!

Marina: Luana thotë një mashkull duhet të vijë era parfum!

Luana: Mirë kam qenë edhe atëherë! Sa vjeç kemi qenë?

Marina: Unë kam qenë 17 ndërsa ti 16 vjeç! Një mashkull them unë, duhet të vijë era mashkull, çfarë kam dashur të them? Në darkë them unë fle me pizhama, kurse Luana fle me pizhama dhe pellush.

Luana: Unë vazhdoj të kem shumë ftohtë, por nuk fle më me pizhama dhe pellush!

Marina: Njerëzit habiten me mua kur tregoj moshën. Normal se kam qenë si grua e vogël! Luana thotë njerëzit habiten me mua kur dal nga vetja, akoma habitemi. Unë them në party dua të kënaqem se nuk e thoja që s’na lë mami!

Luana: Ndërsa mua më thotë mami, urgjent në shtëpi mos u vono!

Tani ne po ju zbulojmë vetëm kaq, për më shumë, ndiqni videon sepse jemi të sigurt që ashtu si ne do të shkriheni me lot!

(Kosova Sot Online)