'Shpërthen' Dani: Një pjesë e madhe e këngëtarëve shqiptarë janë injoranta dhe shesin mend shumë

  • A.P /
  • 01 April 2024 - 18:21
'Shpërthen' Dani: Një pjesë e madhe e këngëtarëve shqiptarë janë injoranta dhe shesin mend shumë

Këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi, ka deklaruar se një pjesë e madhe e këngëtarëve shqiptarë janë mendjemëdhenj dhe prepotentë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sjellja ime me njerëzit, ky është element kryesor. Unë i pari u flas njerëzve, për shkak se neve që jemi me emër, njerëzit na shohin nga këndi i tyre pak më ndryshe. Më respekt, por kjo është e vërtetë, një pjesë e madhe e këngëtarëve dhe këngëtareve janë mendjemëdhenjë dhe prepotenta, kjo është e vërtetë, ndoshta kanë me ma marrë inati, ndoshta kanë me më shajt”.

 

“E di që kështu është, do të thotë janë arroganta, janë injoranta, janë mendjemëdhenjë, shesin mend shumë, janë të suksesshëm, këtë nuk ua mohon askush, mirëpo për mua mbase nuk janë modest, mbase janë arroganta, injoranta, Zoti nuk i do këta njerëz. Duhet të jesh modest, duhet të jesh përtokë, duhet t’i respekton njerëzit”, u shpreh tutje Dani.

Image

(Kosova Sot Online)