“Ajo tha po”/ Ish-partneri i Adriana Matoshit i jep fund beqarisë. Kush është vajza që i “rrëmbeu” zemrën futbollistit (Foto)

  • G.G /
  • 02 April 2024 - 14:04
“Ajo tha po”/ Ish-partneri i Adriana Matoshit i jep fund beqarisë. Kush është vajza që i “rrëmbeu” zemrën futbollistit (Foto)

Ish-partneri i deputetes së Kosovës dhe aktores Adriana Matoshi, Keith Groeneveld i ka dhënë fund beqarisë.

Kanë kaluar pothuajse dy vite që pas ndarjes së aktores nga futbollisti afrikan, ndërsa ky i fundit ka rigetur sërish dashurinë.

Lajmin e ëmbël e ka ndarë me ndjekësit e tij vetë Keith, përmes një postimi në InstaStory, duke treguar se i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, e cila ka thënë “Po”.

Ka qenë futbollisti i cili fillimisht ka fshirë fotot në rrjetet sociale me Adrianën, ndërsa kjo e fundit tregoi se shkaku u ndarjes ishte sepse Keith ndryshe nga ajo, kërkonte të krijonte familje e të kishte fëmijë.

“Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dashur të kem edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qënë shumë më i ri në moshë se unë dhe e kam parë që atij i duhet të ecë përpara, të fokusohet në punën e tij, në profesionin e tij dhe jo të jem unë prioriteti në jetën e tij”– deklaroi Adriana në “ATV.”

Lidhja e aktores me futbollistin e njohur është përfolur shumë për shkak të diferencës prej 19 vitesh që ajo kishte me ish të dashurin afrikan.

(Kosova Sot Online)